Kryeministri Kurti uron Kurban Bajramin: Të tregohemi zemërgjerë me skmanorët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri Kurti uron Kurban Bajramin: Të tregohemi zemërgjerë me skmanorët

06:51 | 09 Korrik 2022

Kurti uron Kurban Bajramin: Të tregohemi zemërgjerë me skmanorët, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Kurti ka porositur që në këtë ditë feste të kujtohen mësimet e shenjta për t’u treguar bujarë e zemërgjerë me ata që s’kanë, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës.

Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm.

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami.

Komento: