Kryeministrja e Serbisë e acaruar me Evropën: Pse po na kërkoni njohjen e Kosovës?

20:33 | 07 Korrik 2022

Bërnabiq e acaruar me Evropën: Pse po na kërkoni njohjen e Kosovës?

Parlamenti i Gjermanisë, votoi hyrjen e Kroacisë në Eurozonë. Nga 1 janar 2023, shteti kroat pritet që valutë kombëtare ta bëjë Euron.

Por më shumë se për republikën bregdetare ballkanike që është anëtare e BE-së, deputetët në Berlin, folën për shtetet tjera të rajonit që pretendojnë të hyjnë në Union.

“Të angazhohemi për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE. Ne duhet të kujdesemi për Kosovën , së pari sa i përket liberalizimit të vizave, pastaj duhet të jemi më të qartë karshi Serbisë, dhe duhet ta përkrahim Malin e Zi në përpjekjet e tij që të bëhet anëtari më i ri i Bashkimit Evropian”,tha deputeti Anton Hofreiter, nga Partia e të Gjelbërve të Gjermanisë, që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Ishte pikërisht një politikane e të gjelbërve gjerman,raportuesja për Kosovë, Viola Von Cramon ajo që të mërkurën priu që Parlamenti Evropian të votoj për herë të parë dokumentin që e bënë të qartë se pa njohje reciproke me Kosovën, Serbia s’mund të hyjë në BE.

Ky votim e ka bërë nervoz kryeministren serbe.

“Unë kurrsesi nuk e kuptoj pse e kërkojnë një gjë të tillë nga ana e Serbisë. I keni pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin të ashtuquajturën Republikë e Kosovës. Kjo pesëshe e respekton Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe principet themelore të së drejtës ndërkombëtare” theksoi kryeministrja Ana Bërnabiq, të enjten para gazetarëve.

Bërnabiq, ka akuzuar Bashkimin Evropian, që sipas saj çdo ditë e më shumë po flet për njohje e cila si doktrinë ajo thotë se nuk përmendet ne dokumentin fillestar për dialogun me Kosovën , ku kërkohet ujdi gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese për normalizim raportesh.

Komento: