
Konjufca: I ftojë deputetët që marrin rrogë që të bëhen pjesë e seancës.
Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila parashihej që të fillonte në ora 10:00 nisi edhe sot me vonesë.
E sikur edhe herët e kaluara, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve që të vien në Kuvend.
Ai ndër të tjerash pati edhe një thirrje të veçantë për ta.
“Të gjithë ata deputetë që janë me rroga, ftohen të marrin pjesë në seancë”, u dëgjua teksa tha Konjufca, transmeton lajmi.
E pas disa thirrjeve radhazi deputëtët erdhën në Kuvend dhe nisi seanca e radhës ku si fillim u diskutua lidhur me disa çështje nga seanca e djeshme.