Kryeparlamentari Konjufca takohet me kongresistin Torres, flasin për bashkëpunimin Kosovë – SHBA

11:10 | 29 Mars 2023

Konjufca takohet me kongresistin Torres, flasin për bashkëpunimin Kosovë – SHBA.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin amerikan, Ritchie Torres, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres. Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës”, ka shkruau Konjufca në një postim.

“Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi kryekuvendari.

“Thank You Ritchie!”, përfundoi Konjufca.

Komento: