Kryeparlamentarja Osmani: Përgjegjësia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve bie mbi ne

10:49 | 30 Gusht 2020

Osmani: Përgjegjësia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve bie mbi ne, faji mbetet i Serbisë.

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka kujtuar të zhdukurit në Kosovë.

Sipas Osmanit, pesha e përgjegjësisë në mos gjetjes e 1641 personave të zhdukur 21 vite më parë në Kosovë, bie mbi gjithë ne, ndërkaq pesha e fajit bie mbi shtetin e Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Sot ne nuk e kemi një përgjigje përfundimtare për familjarët e tyre, siç nuk e kemi as argumentin kryesor: si mund të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë teksa nuk e dimë ku i kemi njerëzit tanë, të cilët ajo i mori dhunshëm”.

“Rrjedhimisht duket e pamundshme dhe anakronike një marrëveshje përfundimtare pa zbardhje të fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb. Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Komento: