Kryeprokurori Lumezi: Jemi të pakënaqur me gjyqtarët

21:24 | 21 Mars 2022

Lumezi: Jemi të pakënaqur me gjyqtarët.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka deklaruar se gjatë mandatit të tij ka qenë e rëndësishme luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai në RTK, ka thënë se prokuroria ka treguar se është në gjendje të reagojë në mënyrë adekuate në të gjitha situatat.

“Jemi të pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykatat, por nuk mund te themi se nuk kemi paraqitur fakte. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete, kemi hetuar ish-kryeministra, ministra, kryetar të komunave, policë”, tha Lumezi.

Lumezi si rezultat e përmendi edhe konfiskimin e 17 milionëve, pasuri e cila është fituar paligjshme, si dhe rastin e arrestimit të 50 zyrtarëve shtetërorë, aksionin për rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica”.

Ai ka folur edhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri për të cilin tha se procesi po ecën mirë dhe me transparencë të plotë, dhe se sipas tij të pesë kandidatët që kanë konkurruar janë të denjë për këtë pozitë.

Komento: