Kryeshefi i Termokosit: Filluam me punimet në zgjërimin e rrjetit, këtë vikend vazhduam në Arbëri

15:33 | 27 Prill 2024
kryeshefi-i-termokosit:-filluam-me-punimet-ne-zgjerimin-e-rrjetit,-kete-vikend-vazhduam-ne-arberi

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka filluar me zgjerimin e rrjetit, këtë vikend do të punohet në lagjen Arbëri.

Osmani, njoftoj se në javët e ardhshme, vazhdojmë me implementimin e planit aksional, përmes së cilit ka synim zgjërimin e mëtejm të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.

“Pas përfundimit të suksesshëm të sezonit, filluam me punimet në zgjërimin e rrjetit! Këtë vikend vazhduam në Arbëri! Në javët e ardhshme, vazhdojmë me implementimin e planit aksional, përmes së cilit synojmë zgjërimin e mëtejm të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit! Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka thënë Osmani.

Komento: