Kryesindikalisti i Zjarrfikësve: Jemi në situatë të papërballueshme, kërkojmë rritjen e pagave

17:40 | 09 Nëntor 2023
kryesindikalisti-i-zjarrfikesve:-jemi-ne-situate-te-paperballueshme,-kerkojme-rritjen-e-pagave

Pas dështimit të rezolutës së AAK-së për rritjen e koeficientit nga deputetët e VV-së që votuan kundër ka reaguar kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Beka në një prononcim për Front Online e ka quajtur këtë vendim brengosës.

Ai thotë se Qeveria duhet t’i përkrah punëtorët.

Sipas Bekës, pagat e tanishme të zjarrfikësve janë të pamjaftueshme për ta përballuar jetën.

 “Në gjendjen ekonomike në të cilën jetojmë është lajm jo i mirë dhe brengosës. Qeveria duhet t’i përkrah punëtorët dhe qytetarët se pagat të cilat janë aktuale nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar jetën dhe shpenzimet mujore, kjo ndikon negativisht”, thotë Beka.

Kreu i Zjarrfikësve thotë se nga viti 2012, tashmë janë ngritur vetëm 50 euro pagat.

“Prej 2012 pagat nuk kanë ndryshuar për shërbimin e zjarrfikësve, tash me ligjin e ri të pagave 50 euro ju është ngritë paga por çmimet me i krahasuar me tash dallojnë shumë, kjo është situatë e papërballueshme”, ka deklaruar ai për Front Online.

Komento: