Kryetari i Lëvizjes “Vatra”: Lugina të jetë pjesë e diskutimit në Bruksel

10:18 | 16 Dhjetor 2023
kryetari-i-levizjes-“vatra”:-lugina-te-jete-pjese-e-diskutimit-ne-bruksel


Kryetari i Lëvizjes “Vatra” në Gjilan, Kushtrim Kadriu, ka deklaruar se shqiptarët e Luginës nuk mendojnë njëjtë si kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij që duhet të votohet në zgjedhjet nacionale të Serbisë.

“Shqiptarët e Kosovës Lindore nuk mendojnë si Albin Kurti dhe vartësit e tij, nuk mendojnë që duhet të votohet ne zgjedhjet nacionale në Serbi dhe nuk mendojnë se Kosova Lindore duhet të jetë pjese e Serbisë”, është shprehur Kadriu, për Front Online.

Ai, thotë se tashmë është koha që për Luginën tashmë të diskutohet në Bruksel.

“Mendoj që tani më është koha ideale që Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë e diskutimit në bisedat e Brukselit dhe synim i yni paqësor dhe përfundimtar duhet të jetë bashkëngjitja e këtyre tri komunave apo përmirësimi i asaj padrejtësie historike që na është bërë pas Luftës së Dytë Botërore, bashkëngjitjen me Republikën e Kosovës, ashtu siç ka qenë deri në vitin 1956”, ka pohuar ai.

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ditë më parë  ka deklaruar për Front Online se presin që në zgjedhjet e 17 dhjetorit ti fitojnë dy mandate.

Por të kundërtën e ka thënë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi./Front Online/

Komento: