Kryetari i Lipanit konfirmon se 35 vjecarja e vrarë është nga fshati Llugaxhi i Lipjanit

20:30 | 30 Nëntor 2022

Ahmeti konfirmon se 35 vjecarja e vrarë është H.M. nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Express se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

Ahmeti tha se nuk ka më shumë informacione lidhur me rastin.

“Jo nuk kam informata më shumë, përveç këtyre qe po raportohet. Kam komunikuar me një banor të fshatit për ta verifikuar, me ditë a është e komunës tonë. Po është nga fshati Llukaxhi”, tha ai.

Po ashtu, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

Komento: