Kryetari i Mitrovicës thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese për disa ditë radhazi

23:19 | 20 Tetor 2020

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese për disa ditë radhazi.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Bahtiri thotë se ai do të vazhdojë punën e tij derisa me ata që fshihen pas kërcënimeve të hetohen nga shteti.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe çfarëdo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune’, shkroi ai në Facebook.

“Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta”, shtoi Bahtiri.

Shkrimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Falenderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcenimeve që kam marrë për disa ditë radhazi.

Mijëra mesazhe pëkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.

Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta.

Pavarësisht kërcenimeve dhe çfardo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune.

Sinqerisht,
Agim Bahtiri

Komento: