Kryetari i Preshevës: Kurti, përçarës i Luginës së Preshevës, kjo është arsyeja që nuk u ftova në takim

17:08 | 08 Nëntor 2023
kryetari-i-presheves:-kurti,-percares-i-lugines-se-presheves,-kjo-eshte-arsyeja-qe-nuk-u-ftova-ne-takim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Ndryshe nga Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu që ishin të ftuar në këtë takim, Shqiprim Arifi nuk ishte.

E për këtë ka reaguar ashpër kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai tha për Front Online se zbardhja e politikës përçarëse e Kurtit, nuk na lejoji prezencën në takim.

Arifi thotë se kryeministri nuk pranon mendim kritik vetëm persona që bëjnë çka thotë ai.

“Edhe pse jemi partia më e madhe në Luginë të Preshevës nuk jemi të ftuar sepse ne i kemi zbardh dy vitet e fundit politikat e Kurtit kundrejt Luginës e cila rezulton që është një politikë përçarëse në spektrin politik shqiptar duke përzgjedhur disa doraputhës të cilët bëjnë ai çka thotë dhe duke mos lejuar mendim kritik dhe propozime konstruktive në drejtim të unitetit dhe spektrit politik”, thotë ai.

Kreu i Luginës së Preshevës tha se Albin Kurtin e kundërshton fuqishëm në këtë aspekt.

“Unë insistoj në marrëveshjen e Tiranës, Kurti njihet si person që nuk i ka marrëdhëniet e mira me Tiranën zyrtare dhe çdo moment mundohet me e sabotu marrëveshjen e Tiranës, organizuar në 2020 nga Ministria e Jashtme dhe unë e kundërshtoj fuqishëm Kurtin në këtë kontekst”, ka deklaruar Arifi për Front Online.

Arifi thotë se partitë politike nuk mund të marrin vendime unitare pasi Kurti po ndërhynë.

Sipas tij, faji për mos bashkëpunimin e partive për zgjedhjet në Luginë e ka VV-ja.

“Partitë politike në përgjegjësi nuk kanë faj se ndërhyrja e Kurtit si përçarës në Luginën e Preshevës e bënë të pamundshëm që partitë me marr vendime të shëndosha e unitare me njëri-tjetrin në Luginë për zgjedhjet e parakohshme, faji mbetet në Prishtinë se VV e ka kidnapuar Prishtinën dhe kryeministrin dhe në këtë formë mundohet që politikat e saj me realizu përmes kryeministrisë në gjitha trojet shqiptare”, ka përfunduar Arifi.

Komento: