
Sot, në Kosovë janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.
Tri nga katër rastet e konfirmuara janë nga komuna e Vushtrrisë, përcjell ORAinfo.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri njofton se sot nga 52 mostrat e marra në Vushtrri, 3 kanë dalë
pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga fshati Stanoc i Epërm.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Sot nga 52 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, të gjitha janë raste kontakti nga Stanoci i Epërm.
Shtabi Emergjent Komunal dhe tërë akterët lokal vazhdojmë me përkushtim punën në përkrahje të personave të prekur dhe në zbatim të masave mbrojtëse.
Ju lutemi KUJDES që të ruajmë shëndetin e njëri tjetrit./ORAinfo/