Kryetari i zgjedhur: Podujeva i dha mesazh Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryetari i zgjedhur: Podujeva i dha mesazh Kosovës

23:44 | 29 Nëntor 2020

Podujeva i dha mesazh Kosovës thotë Bulliqi.

Kryeyari i ri i Podujevës Shpejtim Bulliqi, pas fitores së sotme në këtë komunë, ka deklaruar se vota e Podujevës i japi mesazh tërë Kosovës dhe realitetit kosovar.

“Jam i lumtur se qytetari i Podujevës i japi mesazh tërë Kosovës. Ka ardhur koha për ndryshim dhe kjo u rikonfirmua për LDK-në më së miri në Podujevë. Ndryshimi do të ndodhë. LDK dikur ishte subjekt serioz, mirëpo janë njerëzit që sot e drejtojnë dhe nuk dua ti komentojë ata”, tha Bulliqi.

Bulliqi tutje u shprehë se nuk ka pranuar ende ndonjë urim nga ana e taborit të LDK-së.

“Për aq sa kam pasur qasje në telefon, ende nuk kam marrë urimin e fitores nga tabori i LDK-së. Ata e dijnë më mirë, ndërsa unë edhe nga RADIO 1 ju premtojë Podujevasve se do je m kryetar i të gjithë qytetarëve. Podujeva është keq qeverisur dhe ne do punojmë bashkë”, tha ai./RADIO 1/

Komento: