Kryetari i Zveçanit: S’kam pranuar asnjë kërkesë për shkarkimin tim

08:57 | 17 Janar 2024
kryetari-i-zvecanit:-s’kam-pranuar-asnje-kerkese-per-shkarkimin-tim


Ndryshe nga kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe i Zubin Potokut, ai i Zveçanit thotë se s’ka pranuar asnjë kërkesë për shkarkimin e tij.

Ilir Peci tha për Front Online se nuk është kundër iniciativave të tilla të qytetarëve.

“Asnjë kërkesë nuk ka pasur deri më sot. Ai është vendim i qytetarëve për shkarkim, nuk kundërshtoj, por s’dua të them asgjë deri të vjen ai moment”, deklaroi Peci për Front Online.

Komento: