Kryeziu-Hyseni i reagon Hazirit: Babai i decentralizimit e nisi vet ndarjen e Kosovës

15:08 | 16 Dhjetor 2023
kryeziu-hyseni-i-reagon-hazirit:-babai-i-decentralizimit-e-nisi-vet-ndarjen-e-kosoves

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili tha se draft-statuti i Asociacionit është ndarje e brendshme e Kosovës.

Ajo iu ka referuar Hazirit si “baba i decentralizimit” që sipas saj filloi ndarjen e Kosovës.

“Babai i decentralizimit na del i shqetësuar sot me ndarjen e Kosovës. Por, ajo që ky vet e ka nisur shumë vite më herët nuk do të ndodhë asnjëherë”, ka shkruar deputetja në Facebook./Front Online

Komento: