Kryeziu-Hyseni: Paralajmërimet e Serbisë për pengimin e zgjedhjeve në veri janë vetëm propagandë

23:48 | 17 Prill 2023

Deputetja e VV-së: Paralajmërimet e Serbisë për pengimin e zgjedhjeve në veri janë vetëm propagandë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se paralajmërimet e Serbisë që do ta pengojnë dhe pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit janë vetëm propagandë.

Deputetja Kryeziu-Hyseni ka thënë se vullneti politik duket se ka munguar te Lista Serbe për t’iu bashkuar këtij procesi zgjedhor pikërisht për faktin se kështu kanë qenë të urdhëruar të veprojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Është mirë që nuk është marrë vendimi për t’u shqyrtuar mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve sepse tashmë e kemi shtyrë njëherë dhe tashmë pritet të mbahen, mendoj se është vendim i duhur dhe besoj që janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Krejt këto paralajmërimet e Serbisë që do ta pengojmë dhe do ta pamundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve janë vetëm propagandë e tyre gjatë këtyre ditëve por nuk besoj që do të guxojnë ta bëjnë këtë veprim më 23 prill”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Ajo potencoi faktin e mundësisë së dhënë edhe partive të tjera për të garuar në këtë proces.

Komento: