
Ismet Kryeziu nga KDI-ja thotë se partia në pushtet duhet të tregojë vullnet politik për të qeverisur me integritet dhe pa korrupsion duke mos e penguar konstituimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore.
Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se: “Vetëm duke mundësuar që ky komision të bëjë punën e vet, do të hiqen të gjitha dyshimet për afera korruptive të nivelit të lartë dhe do të rritet besimi i publikut në qeverisje”.