Kryeziu: Nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë

14:58 | 13 Prill 2021

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu është shprehur se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ai tha se reciprociteti as nuk është nocion i ri për Vetëvendosjen e as për partnerët ndërkombëtarë, por sipas tij, është parim themelor dhe buron nga sovraniteti.

“Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit.

Reciprociteti është qëndrim parimor, ka qenë edhe sot edhe në të kaluarën, por vendosen parimet dhe në bazë të tyre ato shtrihen në një afat kohor për të cilën do të njoftoheni”.

Se kur do të nis së aplikuari sërish ky reciprocitet, Kryeziu ka thënë se kurdo që do të merret vendimi do të ketë një njoftim.

Komento: