Kryeziu për deklaratën e Rashiqit: Janë deklarata politike

20:08 | 28 October 2024
kryeziu-per-deklaraten-e-rashiqit:-jane-deklarata-politike

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu për “Front Online”, deklaratën e ministrit të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, e sheh si deklaratë politike, dhe që i ndjekë politikat qeveritare.

”Këto deklarata të ministrave, janë deklarata politike dhe Qeveria është politike dhe ajo i ndjek politikat dhe një vendim në bazë të marrëveshjes së Brukselit, i dedikohet Qeverisë e cila duhet ta dekretoj projekt-statutin dhe ky projekt-statut shkon në Gjykatë Kushtetuese’’, thotë ai.

Kryeziu shprehet se deklaratat e tilla nuk kanë të bëjnë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

‘’Këto deklarata nuk kanë të bëjë me vendimin e Gjykatës sepse kjo e fundit nuk e merr lëndën vetë, por duhet me e dërgu dikush aty dhe këtë detyrë ekskluzivisht e ka kryeministri’’, thekson ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, njërën më 2013 dhe tjetrën 2015.

Në 2023-ten, Bashkimi Evropia ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim, por që më vonë kryeministri Kurti, e vlerësoi si “non-paper” këtë draft-statut.

Komento: