Kthehen ditët e ftohta, shikoni kur do të bie shie – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kthehen ditët e ftohta, shikoni kur do të bie shie

00:02 | 11 Tetor 2019

Kthehen ditët e ftohta.

Sonte gjatë natës mbi rajon do të kalojë një front i ftohtë, që më vonë pritet të sjellë vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu, paralajmëron Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë parashikon se ditën e premte do të mbajë mot më i freskët, derisa gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen.

“Pas kalimit të frontit, në fundjavë, nga Mesdheu dhe Evropa Qendrore do të shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell”, njofton PË.

Parashikimi për datat 11-12 tetor:

11.10.2019 – Herët në mëngjes vranësira dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës më freskët, e vranësirat do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 3.

12.10.2019 – Mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!