Ku do të transmetohet televizioni i Vetëvendosjes ? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ku do të transmetohet televizioni i Vetëvendosjes ?

23:56 | 06 Gusht 2020

Në Facebook, të enjten u transmetua produkti i parë i televizionit të krijuar nga Vetëvendosja, “TVV”.

Por, mediumi televiziv i hapur për herë të parë nga një subjekt politik në Kosovë, do të transmetohet së shpejti edhe në “Youtube”, platformën tjetër online.

“Nga sot kemi filluar me TVV. Këtë medium mund ta gjeni tash e tutje në Youtube”, ka konfirmuar përmes një postimi të shkruar në Facebook, Arianit Beqiri, asistenti i Albin Kurtit.

Televizioni i partisë së Kurtit, i cili është hapur për qëllime propaganduese politike, transmetoi të enjten pasdite në rrjetin social Facebook një intervistë të Besnik Bislimit, nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndonëse janë të qarta qëllimet propaganduese të televizionit, anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë sot se ideja e kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet e subjektit politik për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo në Klan Kosova të enjten.

Komento: