“Ku është djali, nuk është gjallë ai”, nëna e 21-vjeçarit kërkon mes lotësh të birin pas aksidentit, humb ndjenjat

21:58 | 24 Maj 2024

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Trupi i pajetë i të riut u gjet sot mes shkurreve.

Mbrëmjen e djeshme forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit. Policia dhe zjarrfikësit kërkuan deri në orën 4 të mëngjesit dhe nuk arritën ta gjenin. Ai u gjet rreth orës 09:30.

Komento: