Ku jane flamujte e miqve te tjere – kujdes nga shkurtpamesia?!

12:20 | 13 Dhjetor 2018

Respekt dhe falenderim deri ne qiell SHBA-se! Por respekt dhe falenderim edhe per te gjithe miqte tjere. Ne kete foto ketu po mungojne flamujte e Bashkimit Evropian, NATO-s, Gjermanise, Frances,Italise, Austrise, Zvicres, Kroacise, Sllovenise… Shteti ndertohet mbi bazat e partneritetit strategjik e keto organizata dhe vende jane mike te popullit te Kosoves, mike te shqiptareve, mike te Ballkanit…

A e keni harruar qe Gjermania per here te pare pas Luftes se Dyte Boterore ka derguar trupa jashte vendit, pikerisht ne misionin per te shpetuar popullin e Kosoves nga katastrofa e zhdukjes? Gjermania, Zvicra, Austria dhe vendet tjera mike edhe me tej e ushqejne popullin e Kosoves! E mbajne me buk goje!

Kosova eshte pjese e Evropes dhe duhet te behet pjese e BE-se, e jo ndonje kontinenti tjeter. E njejta vlrne per gjithe Ballkanin. Pse tani ka rezerva per disa gjera – fajin e kane ata qe nuk kane punuar si duhet ose kane punuar mbrapshte. Fajin e kane ata qe kane hapur pazarin me ceshtje qe nuk guxojne te preken – sic jane sovraniteti, integriteti territorial…

Ju bartesit e institucioneve te Kosoves e keni fajin vet. I keni bere miqte e Kosoves te pasigurte, sepse per here te pare ne histori pohoni se vet mund te merreni vesh me Serbine pa ndihmen e te tjereve. Tani edhe njohjet po terhiqen me shpjegimin: Okay, kur te merren vesh ata mes vete, do ta njohim prap Kosoven! Dacicit ia keni dhene nje argument shume te fuqishem ne dore – ju vet! E sa reale jane shansat per marreveshje te drejtperdrejte Prishtine- Beograd, pa ndihmen e te tjereve? Apo e keni hallin diku tjeter?!

Ju institucionet e Kosoves e keni fajin pse liberalizimi nuk eshte bere para shume vitesh! Demarkacioni, gazi lotsjelles, korrupsioni, vjedhje pafund… jane vetem disa shkaqe. Ju e keni themeluar edhe Gjykaten Speciale – nje gjykate njenacionale, qe nuk ekziston askund tjeter, e tani derdhni lot krokodili! Ju vet eshte dashur t‘i denoni krimet dhe kriminelet e jo te hidhni parulla – se nuk ka pasur krime. Krime ka pasur dhe kriminelet duhet te denohen – por te gjithe, pavaresisht uniformes apo veshjeve qe kane bartur.

E pse ushtria e Kosoves nuk eshte themeluar para 4-5 vitesh, madje me mbeshtetjen e deputeteve serbe, fajin e kane ata qe sot rrahin gjoks pa fije merite. Nje pjese shume te madhe te pergjegjesise ketu e ka edhe opozita. Ushtria duhet te jete e te gjitheve qe jetojne ne Kosove dhe te kete mbeshtetjen e te gjithe miqve!

Kosova ka nevoje per te gjithe. Kujdes nga euforia, sepse ajo kalon e faktet mbeten! Kujdes nga hapat e pamatur. Kujdes sepse neser prap duhet te shkohet ne Bruksel per bisedime per anetaresim ne BE dhe NATO, duhet te vazhdohet me dialogun per normalizimin e raporteve me Serbine…

Kujdes se Kosova eshte vend teper i vogel per te rrahur gjoks dhe per te mos respektuar miqte! Shpresoj te korrigjohet kjo shkurtpamesi! Shpresoj te ndodhe menjehere! Apeloj per kete…

Komento: