Kualifikohen Anglia, Kroacia dhe Çekia

22:58 | 22 Qershor 2021

Natë e çmendur në “Euro 2020”, kualifikohen Anglia, Kroacia dhe Çekia.

Edhe tri skuadra tjera sonte kanë siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në Kampionatin Evropian; Anglia, Çekia dhe Kroacia.

Anglia e ka mundur Çekinë 1-0, në fund triumfuan të dy Kombëtarët pasi u kualifikuan në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Golin për Tre Luanët, që u kualifikuan si lider të Grupit D, e shënoi Raheem Sterling në pjesën e parë.

Për shkak të fitores së thellë të Kroacisë, 3-1 ndaj Skocisë, ani pse me pikë të barabarta, Cekia zbriti në pozitën e tretë, derisa Kroacia u kualifikua si e dyta.

Vlasic, Luka Modric dhe Ivan Perisic realizuan për Kroacinë.

Komento: