Kujdes nga rriqrat, ndiqni këto rekomandime – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kujdes nga rriqrat, ndiqni këto rekomandime

08:58 | 14 Gusht 2019

Rriqrat shfaqen sërish të rrezikshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë apel tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes nga rriqrat.

Po ashtu IKSHP ka bërë edhe disa rekomandime si në vijim:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë

Komento: