Kujdes për të gjithë ata që shkojnë në Velipojë, mushkonjat s’do t’ju lënë rehat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kujdes për të gjithë ata që shkojnë në Velipojë, mushkonjat s’do t’ju lënë rehat

09:14 | 26 Qershor 2022

Për të gjithë ata që shkojnë në Velipojë, kujdes se mushkonjat s’do t’ju lënë rehat.

Në plazhin e Velipojës pushuesit janë të kënaqur me pastërtinë dhe hapësirat publike.

Ata thonë se kushtet krahasuar me vitet e tjera janë përmirësuar ndjeshëm. Turistët, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova i bëjnë apel qytetarëve të frekuentojnë bregdetin e Velipojës pasi aty gjen mikpritje dhe qetësi.

Megjithatë problem mbeten mushkonjat dhe mos dezinfektimi i tyre, problem i cili përsëritet vit pas viti.

Klan News ka kontaktuar drejtorinë e Shëndetit Publik sipas të cilit tenderi i dezinfektimit është në proces. Proces i cili është i vonuar duke qenë se sezoni një muaj që është hapur ndërsa çdo ditë ka mbi 30 mijë pushues.

Komento: