Kujt ia dedikoi Ronaldo golin e parë për vitin 2021?

18:27 | 04 Janar 2021

Golin e parë për vitin 2021 Cristiano Ronaldo ia ka dedikuar të dashurës së tij, Georginës.

Kjo u kuptua menjëherë pasi CR7 shënoi, duke formuar me gishta shkronjën G.

E dashura e portugezit gjithashtu reagoi menjëherë në Instagram.

Teksa publikoi foton gjatë festimit të CR7, ajo shkroi: “Goli ynë i parë i vitit”.

CR7 shënoi dy herë në fitoren 4-1 të Juventusit kundër Udineses.

Komento: