Kujt ia hapi zemrën Atdheu: “I shpreha dashurinë shumë iku më la”

21:44 | 19 Korrik 2021

“I shpreha dashurinë shumë iku më la”, kujt ia hapi zemrën Atdheu.

Pas një lidhje me ulje e ngritje mes Atdhe Xheravinës dhe Sara Malaj fundi i tyre erdhi ndarë.

Kjo u bë e ditur nga dyshja dhe ish – konkurenti i “Për’puthen” zbuloi se Sara ka qenë ajo që e ka lënë këtë të fundit, shkruan Kosovarja.

Në InstaStory ku Armando Shehu – Andi1, ka pyetur ndjeksat se cilat janë arësyet e ndarjes nga partnerja, Atdheu kishte shkruar: “Ja hapa zemren i shpreha dashurinë shumë iku më la”, bashkangjitur me një emoji të mërzitur.

Xheravina, shihet të jetë ende i lënduar edhe pse ka kaluar kohë nga ndarja e rrugëve mes dyshes, por a do të ketë një rikthim mes tyre ende nuk dihet.

Komento: