‘Kunatat’, Engji bënë këtë veprim që do të mirëpritet nga fansat

11:13 | 23 Qershor 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Ajo ditë me parë ka publikuar këngën e re të titulluar “Kunatat”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Abaz Selmani, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rrahman Kryeziu.

Engji vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip.

Besohet se edhe ky projekt i artistes do pritet mirë nga fansat e publiku.

Kjo pasi këngëtarja nuk ka hezituar t’i falendërojë publikisht fansat për përkrahjen që ka gjetur kënga e saj.

“Ju dua’, ka qenë mesazhi i këngëtarës për fansat e saj. /ORAinfo/

Komento: