Kundër lidhjes me Kiarën del shoqëria e Luizit, dalin detajet

18:54 | 02 Shkurt 2023

Shoqëria e Luizit është kundër lidhjes me Kiarën: Publikohen detajet.

Luizi Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother Vip”. Ata qëndrojnë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin, ku i kanë shprehur hapur pëlqimet dhe ndjenjat, ku nuk mungojnë përqafimet dhe puthjet, edhe pse jo ende në buzë.

Por, çfarë po ndodh jashtë? “Big Brother” do të mbarojë dhe Luizi dhe Kiara kanë deklaruar (deri më tani) se njohja dhe marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë formatit. Por, duket se njerëzit e tyre “të besuar” nuk mendojnë kështu. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga veprimet e tyre.

Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi.

Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Kjo gjë ka dal si lajm edhe më herët, por ata vazhdojnë ende të mos ndiqen.Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën. Arsyet nuk janë ende të qarta.

Marrëdhënia e tyre brenda nuk reflektohet aspak jashtë dhe këtu nuk flasim thjesht për një ‘follow’, por edhe për vëmendjen dhe postimet që i kushtojnë menaxhuesit e llogarive, momenteve të Kiarës dhe Luizit.Nga një vëzhgim, vihet re se fotot dhe videot e përbashkëta janë shumë të rralla në profilet e tyre.

Në llogarinë e Luizit nuk shfaqet askund Kiara përveç një rasti kur ajo dhe këngëtari po diskutonin emra për bebe. Postimi shoqërohet me mbishkrimin, “Si ju duken emrat e përzgjedhur nga Luizi?”, ndërsa Kiara nuk përmendet askund. Luizi gjatë bisedave në BBVA ka treguar se Instagramin e tij e menaxhon një shoqja e tij.

Nga ana tjetër, Instagrami i Kiarës, i cili menaxhohet nga shoqja e saj Liesa Haxhiasllani, ka vetëm foto të moderatores, përveç një videoje me Luizin. Videoja në fjalë është ajo e ditëlindjes së Kiarës, ku Luizi i bëri një surprizë.

Komento: