Kupina i reagon Pacollit pasi shkroi në X për përplasjet e Osmani/ Kurti- Vuçiq

18:33 | 24 Prill 2024
kupina-i-reagon-pacollit-pasi-shkroi-ne-x-per-perplasjet-e-osmani/-kurti-vuciq

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, i ka reaguar deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit ka kërkuar nga krerët e shtetit të Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, që t’i lënë mënjanë provokimet dhe fyerjet dhe që të ulen e bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje të drejtë për problematikat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kupina ka thënë se barazimi i propagandës serbe me të vërtetën e Kosovës, është barazim i agresorit me viktimën, e siç shkruan Kupina, është politikë e njohur serbo-ruse.

Ai i ka thënë Pacollit, se e vërteta e Kosovës s’është as ofendim e as provokim dhe ka shtuar se fjalët e kreut të AKR-së janë ofendim e përçmim për Kosovën dhe mijëra viktima të luftës së fundit.

Behgjet Pacolli, nëse ti turpërohesh nga e vërteta e historisë sonë të dhimbshme nga lufta e vitit 1999, kjo ka të bëjë me mungesën e respektit tënd ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj viktimave të regjimit serb.

E vërteta jonë nuk është as ofendim e as provokim. Fjalët e tua janë ofendim dhe përçmim për Republikën e Kosovës, për mijëra viktima civile përfshirë fëmijë të djegur për së gjalli, për gjakun e dëshmorëve tanë dhe për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Barazimi që ti ia bën propagandës serbe me të vërtetën e Kosovës, të dëshmuar edhe nga gjykata ndërkombëtare, është barazim i agresorit me viktimën, politikë e njohur serbo-ruse.

Komento: