Kur do t’i ftoj Osmani partitë politike në takim? Flasin nga Presidenca për Front Online

14:57 | 11 Dhjetor 2023
kur-do-t’i-ftoj-osmani-partite-politike-ne-takim?-flasin-nga-presidenca-per-front-online

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës ka paralajmëruar një takim me krerët e partive opozitare për draft statutin e Asociacionit.

Se kur pritët të mbahet ky takim, për Front Online kanë folur nga Presidenca e Kosovës.

“Për datën e takimeve të Osmanit me opozitën, ju njoftojmë së shpejti”.

Kështu ka deklaruar këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.

Kupina tha se Osmani pas Katarit do të udhëtoj për në Bruksel.

 “Presidentja tani është në vizitë në Katar, mandej në Bruksel”, ka thënë shkurt Kupina për Front Online.

Nënkryetari Lutfi Haziri në një prononcim për Front Online ka thënë se ftesa e Presidentes për të diskutuar për këtë çështje është e vonshme.

Haziri ka deklaruar se LDK-ja tani është duke u marr me agjendën e partisë.

“Këtë javë LDK është e angazhuar në agjendën politike të sa lidhur me implementimin e vendimeve të KP dhe Kryetarit të LDK. Do të diskutohet në LDK në kohën kur kemi ftesë zyrtare. Për mendim tim është ftesë shumë e vonshme”, deklaroi ai për Front Online.

E, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti do të jetë pjesë e takimit për t’i shprehur shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga ndërmjetësit.

“Te çështja e presidentes nuk kemi ftesë, por kjo nuk është një temë që ne duhet t’i ikim. Sikur të ishte mbarë e mirë, në ditën kur e ka marrë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këtë draft, është dashur të na jepej nga një kopje dhe të mos vijë puna të na e japin nëpër zyre të partive parlamentare të opozitës nga dikush i BE-së…Por, kur të ndodhë ai takim, normal se do të jemi”, ka thënë Tahiri./Front Online/

Komento: