Kur fëmijët ia zënë derën e shtëpisë Ramush Haradinajt

12:03 | 01 Nëntor 2019

Fëmijët ia zënë derën e shtëpisë Ramush Haradinajt.

Dje në mbrëmje familja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, u befasua teksa disa fëmijë u paraqitën në derën e shtëpisë së tyre.

Fëmijët, siç e do tradita për festën e Halloween-it, kërkonin çokollata dhe bonbone për t’iu dhënë, shkruan rtv21.

Imazhet nga ky moment i ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale, bashkëshortja e Ramushit, Anita, me mbishkrimin “trick or treat”.

“Trick or treat”, apo mashtrimi ose trajtimi është një zakon ritual i festës së Halloween për fëmijë dhe të rritur në shumë vende. Fëmijët me kostume shkojnë nga shtëpia në shtëpi, duke kërkuar trajtime me shprehjen “mashtrim ose trajtim”.

“Trajtimi” është zakonisht një formë e karamele, megjithëse në disa kultura përdoren dhe paratë.

Ndërsa “Mashtrimi” i referohet një kërcënimi, zakonisht boshe, të kryejë keqbërje mbi pronarët e shtëpive ose pronën e tyre nëse nuk jepet trajtim. Në familjen Haradinaj u festa Halloween-it.

I vogëli i shtëpisë Trimi kishte veshur një kostum të lugatit, ndërsa në duar edhe ai mbante shportën që mbushet me çokollatat dhe bonbonet e “trick or treat”.

Komento: