Kur ia dha puthjen e parë gruas së tij, rrëfen momentin emocional “Naim Shaci”

00:02 | 27 Maj 2019

Ai pëlqehet shumë për rolet e tij.

Aktori i njohur shqiptar, Donat Qosja së bashku me bashkëshorten, Rudinën dhe fëmijët ishte i ftuar sot në emisionin, “Diçka po zihet” të RTV 21. Në kuadër të emisionit është edhe rubrika “A t’i qesim pak piper” që përmban pyetje, të cilat parashtrohen nga mysafiri paraprak i emisionit.

Kësaj radhe Donati është sfiduar nga pyetjet e këngëtarit të njohur, Neki Emras, përcjell rtv21.

Në kuadër të pyetjeve të parashtruara ishin edhe ato se: kur është takuar për herë të parë me partneren si dhe a i kujtohet puthja e parë, pyetje këto, të cilat nuk hezitoi t’iu përgjigjet aktori.

“Për herë të parë, jemi takuar në Morenë. Na jemi pa edhe më herët, po kështu kur kemi filluar të pëlqehemi, jemi pa në lokalin tim atëherë edhe masanej kemi vazhdu.”, ka thënë Qosja. Ndërsa, ai tha që i kujtohet saktësisht puthja e parë, të cilën e kishin shkëmbyer në Ulqin. “ Po na kujtohet saktësisht, e kemi moment emocional. Mbas atyre kafeve, rastësisht jemi parë ose pak e kemi ndreq, se Rudina ka qenë ende me familje atëherë, kemi qenë në Ulqin.”.

Donat Qosja është i martuar qe 15 vjet me Rudinën, nga kjo martesë kanë tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.

Komento: