‘Kur ju nuk dinit asgjë’, Tuna publikon foto të parapa gjatë shtatzënisë së dytë

19:06 | 17 Maj 2021

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, më 9 maj është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë djalin e dytë i cili quhet Zen.

Ani pse shtatzëninë e mbajti sekrete, Tuna tash pas lindjes po publikon momente të ndryshme gjatë pritjes së ëmbël.

Sot ajo publikoi fotosesionin e realizuar gjatë shtatzënisë, ku shfaqet me barkun e fryrë.

“Kur ju nuk dinit asgjë…”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Kaq joshëse dukej ajo në ditët e fundit të shtatzënisë…

Komento: