Kur mund të luajnë si titullar Sancho e Varane te United

11:28 | 29 Gusht 2021

Sancho dhe Varane mund të fillojnë si titullar në ndeshjen e sotme në Ligën Premier.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Jadon Sancho dhe Raphael Varane mund të luajnë ndeshjet e tyre të para si titullar për Manchester Unitedin në ndeshjen e sotme ndaj Wolverhampton Wanderers.

Djajtë e Kuq kryen tri transferime të mëdha këtë verë, duke sjell në Old Trafford emra si Sancho, Varane dhe së fundmi Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit ka vetëm dy ditë që është transferuar nga Unitedi dhe pritet t’i bashkohet ditëve të ardhshme skuadrës, ndërsa dy të parët ka disa javë që stërvitin rregullisht me ekipin.

Në fakt, Sancho ka bërë tashmë dy paraqitje me Unitedin, por të dyja të ardhura nga stoli, ndërsa Varane ende nuk ka shijuar debutimin e tij.

Ky debutim i shumëpritur i Varanes pritet të vijë sot, ndërsa francezi dhe Sancho thuhet se do të luajnë si titullar në ndeshjen ndaj Wolves nga ora 17:30.

“Të dy, Raphael dhe Jadon kanë pasur një fillim pak të vonuar të para-sezonit të tyre me lëndime për Jadon dhe duke pritur vizën dhe karantinën për Rapha, por ata janë stërvitur mirë këtë javë”, ka thënë fillimisht Solskjaer për MUTV.

“Me Cavanin, çdo javë është e rëndësishme, çdo seancë stërvitore është e rëndësishme. Sezonin e kaluar, ne kishim ndeshje të Carabao Cup herët dhe të gjithë morën kohën e lojës”.

“Tani është e vështirë me shtatë ose tetë ditë në mes. Ju ende dëshironi ta shpërndani atë pak dhe të filloni skuadrën sepse ne e dimë se kemi nevojë për të gjithë, por nuk është aq e lehtë sa kaq”.

“Pra stërvitja ka qenë e rëndësishme dhe ka qenë mirë”, përfundoi trajneri norvegjez i Djajve të Kuq.

Komento: