Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e tij, Xhaka – Roma ndodh e papritura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e tij, Xhaka – Roma ndodh e papritura

11:53 | 26 Korrik 2021

Pengesë e re në kalimin e Xhakës te Roma

Roma dhe Arsenali nuk po munden assesi të arrijnë marrëveshje për Granit Xhakën, së paku deri më tani.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka bërë të ditur se dëshiron të kalojë në radhët e Giallorossëve qysh në këtë verë.

Arsenali me vështirësi po heq dorë nga Xhaka, mirëpo jo pa e marrë tarifën e duhur në kartonin e tij.

Sipas asaj që raporton mediat angleze, The Gunners kërkojnë 20 milionë euro për ta lënë mesfushorin të largohet nga Emirates.

Në anën tjetër, Roma nuk ofron më shumë se 15 milionë euro – e që pikërisht këtu ka filluar edhe pengesa e parë mes klubeve.

Ndonëse Xhaka është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara nga klubi italian, marrëveshja fillimisht duhet të arrihet mes dy klubeve.

Komento: