Kurti arrin në Ohër për takimin e nesërm me Vuçiqin

19:17 | 17 Mars 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku të shtunën do ta ketë një ditë të gjatë me takime.

Atje, kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Komento: