Kurti do të bëjë homazhe te varri i Zahir Pajazitit në Orllan dhe te shtatoret e heronjve në Podujevë

09:19 | 31 Janar 2024
kurti-do-te-beje-homazhe-te-varri-i-zahir-pajazitit-ne-orllan-dhe-te-shtatoret-e-heronjve-ne-podujeve

Kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë me mëngjes në Orllan.

Ai do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” aty ku është i varrosur heroi.

Homazhet në vendlindjen e Zahir Pajazitit do të bëhen nga ora 10:30, ndërkaq më pastaj Kurti do të qëndrojë edhe në qytetin e Podujevës.

Aty ai do të bëjë homazhe një orë e gjysmë më pas edhe tek shtatoret e heronjve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushevci.

Komento: