Kurti e Çeku vizitojnë kompozitorin Akil Kocin

18:54 | 04 Nëntor 2023
kurti-e-ceku-vizitojne-kompozitorin-akil-kocin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë vizituar kompozitorin Akil Koci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Akil Kocit, avokati Arianit Koci, i cili tha se Kurtin e Çekun i priten me spinaq.

“Piten me spinaq më të mirën në Kosovë dhe më gjerë, e bën Merita. Ky ishte konkluzioni i përbashkët i të gjithë neve, në krye me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku”.

“Natyrisht, vizita në konakun e Kocve e kreut të qeverisë Albin Kurti ishte respekti ndaj babës, kompozitorit Akil Koci”, tha Koci.

Komento: