Kurti e Osmani konfirmojnë se VV dhe LDK do të qeverisin së bashku – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kurti e Osmani konfirmojnë se VV dhe LDK do të qeverisin së bashku

13:55 | 10 Tetor 2019

Vetëvendosje dhe LDK pajtohen për të qeverisur së bashku.

Osmani dhe Kurti kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim më kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe liderin e partisë Isa Mustafa.

Takimi ka qenë cak për të diskutuar rreth formimit të qeverisë mes dy partive fituese të zgjedhjeve.

Osmani dhe Kurti kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Kandidatja për kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!