Kurti e uron presidenten e parë të Sllovenisë: Mezi pres të punojmë së bashku

21:21 | 13 Nëntor 2022

Kurti e uron presidenten e parë të Sllovenisë: Mezi pres të punojmë së bashku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Natasha Musarin, për zgjedhjen si presidente e parë e Sllovenisë.

Kurti, përmes një shkrimi, tha se mezi pret që të punojnë së bashku për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, thellim të bashkëpunimit ekonomik e sundim të ligjit.

“Urime për Natasha Musar, gruaja e parë që zgjidhet Presidente e Republikës së Sllovenisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti

Komento: