Kurti emëron dostin e Pecit sekretar në MAPL

20:06 | 15 Gusht 2024
kurti-emeron-dostin-e-pecit-sekretar-ne-mapl

Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, është përzgjedhur për pozitën sekretar në Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal. Ky vendim është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë.

Miku i ministrit, Faton Peci në konkursin e MAPL-së, kishte grumbulluar 92 pikë, kështu duke lënë pas kandidatë e tjerë.

Qela, kishte arritur që të dal i pari në listë për pozitën sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai mbante deri tani pozitën ushtrues detyre në MAPL.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që ai përfiton nga pushteti. Gazeta Insajderi kishte raportuar se, Jeton Qela ishte përzgjedhur si kryesues në komisionin e themeluar nga Kurti për sekretar të ministrisë së Gërvallës.

Lidhja e Qelës me pushtetin

Jeton Qela është mik me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Ata janë mjaft të afërt me njëri tjetrin ku shpesh janë shfaqur edhe duke pirë kafe së bashku.

Me 2 gusht 2023 ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kishte avancuar shokun e Faton Pecit.

Qela ishte avancuar zëvendësues i Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të politikave.

Ai më parë ishte udhëheqës i Divizionit për Koordinim të politikave.

Qela përfitoi edhe nga kryeministri Kurti.

Gazeta ka raportuar se Kurti ka themeluar një komision, ku si kryesues përzgjodhi Jeton Qelën. Komisionin i themeluar nga kryeministri kishte të bënte për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës.

Komento: