
Kryeministri Albin Kurti ka folur për kreret e UÇK-së në Hagë.
Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka folur për liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kurti u shpreh se ata kanë bërë një luftë të fortë me Serbinë, përcjell Klankosova.tv.
Kryeministri u shpreh se është e pabesueshme të kesh në burg politikanë që luftuan për liri.
“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh në burg politikanë të lartë të Kosovës që luftuan për liri, ndërsa Vuçiqi, ministër i Millosheviqit po flirton me Putinin. Është një nga paradokset evropiane”, u shpreh ai.