Kurti fyen simpatizantët e tij e skandalizon: Po më thërrisni “Albin Baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë

17:04 | 30 Janar 2025

Kryeministri Albin Kurti, që po kandidon edhe për një mandat në krye të ekzekutivit, në një tubim zgjedhor ka bërë një deklaratë pak të çuditshme.

Kurti tha se e ka një mendim pse e thërrasin “Albin Baba” në tubimet elektorale: “Pikërisht pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë”, tha Kurti.

“E kam një farë përshtypje që, pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë jeni duke më thënë ‘Albin Baba”.

Kurti tha se kjo frazë e sfidon dhe se e pranon sfidën.

“Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim. Veç punoi sa më shumë, veç studioni sa më shumë, veç mësoni sa më shumë sepse Qeveria ka me u marrë edhe me pleqtë juaj edhe më fëmijët e juaj”.

Komento: