
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka bërë edhe postimin e tretë në platformën X që prej se ka shpërthyer në Gaza. Fillimisht Kurti kishte dënuar sulmet terroriste të Hamas, ndërsa më vonë në mënyrë eksplicite kishte bërë me dije se qëndron me aleatët e Kosovës kur është fjala për këtë konflikt.
Kurti në një postim të ri nga Tirana u është bashkuar liderëve të SHBA’së dhe BE’së duke e përmendur Presidentin Joe Biden të cilët kanë bërë thirrje që të adresohet situata humanitare në Gaza.
“Ne i bëjmë jehonë thirrjeve të Presidentit të SHBA’së dhe udhëheqësve të tjerë të SHBA dhe BE për të trajtuar situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të siguruar akses në ushqim, ujë, energji elektrike, ilaçe dhe furnizime të tjera kritike për të përmbushur nevojat themelore të civilëve të kapur në konflikt” ka shkruar Kurti.
We echo the calls of @POTUS, and other
&
leaders, to address the deteriorating humanitarian situation in Gaza, and to ensure access to food, water, electricity, medicine, and other supplies critical to meet the basic needs of civilians caught in the conflict.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023