Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër

14:33 | 23 Maj 2024
kurti-jep-detaje-te-tjera-per-viziten-ne-londer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër të Britanisë së Madhe.

Në platformën X, ai ka bërë të ditur se sot do të marrë pjesë në një event të organizatës ODI Global, duke filluar nga ora 16:30 me orën lokale, e në Kosovë i bie nga ora 17:30.

“Do të flasë si pjesë e serisë “Në bisedë” me shefen e ODI-së,  Sara Pantuliano.

“Ne do të flasim për rrugën e Kosovës nga çlirimi drejt shtetësisë demokratike dhe prosperitetit ekonomik”, ka thënë Kurti.

Komento: