
Albin Kurti ka kujtuar deklaratën famëkeqe të Vuçiqit të bërë para 25 vitesh.
Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, ku ai kishte deklaruara se “Ju bombardoni, vr.isni një serb e ne do të vr.asim 100 myslimanë”.
Ai ka publikuar edhe një video tjetër, ku shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit push.katojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës.
“Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të push.katojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vr.isni një serb e ne do të vr.asim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.”