Kurti lavdëron Qeverinë e tij, thotë se ka zero skandale korrupsioni

17:00 | 26 Mars 2022

Albin Kurti është duke e lavdëruar qeverinë e tij.

Gjatë kësaj jave Qeveria Kurti shënoi vitin e parë të qeverisjes.
Kurti këtë një vjeçar e ka quajtur si vit të luftimit të krimit dhe korrupsionit, por edhe të zhvillimit ekonomik.

Kurti në një postim në Twitter, sot ka shkruar se gjatë vitit të parë që qeverisjes së ti ka pasur zero skandale korrupsioni.

“Këtë javë shënuam përvjetorin e parë të qeverisë sonë. Në 68 mbledhje të kabinetit kemi miratuar 610 vendime, 132 projektligje, 79 emërime dhe 19 koncept-dokumente. Gjithçka u bë në kohë të vështira, me zero skandale korrupsioni”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Komento: